Zv/ministrja e Mjedisit, Oltjana Ifti është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar prej saj në një prononcim ekskluziv për mediat Ifti ka pohuar se vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë me propozim të kryeministrit, Edi Rama dhe se zyrtarisht i është komunikuar pak minuta pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. E pyetur nga mediat për motivacionin e shkarkimit, Ifti nuk ka preferuar të japë sqarime.
Gjithashtu ka mësuar se bashkë me shkarkimin e zëvëndësministres së Mjedisit, Oljana Ifti, kryeministri Rama ka propozuar edhe shkarkimin e anëtarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, nga radhët e PBDNJ-së, Spiro Kuro.
Shkarkimet e tyre vijnë në kuadër të kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të PBDNJ-së, në administratën shtetërore, megjithëse ky përfaqësim ishte pothuajse i papërfillshëm.
Ndonëse një nga aleatët më të gjatë, në kohën që Rama ishte në opozitë, aleanca me Dulen pësoi thyerje sapo Rama mori pushtetin. Kujtojmë se në 3 vite Dule nuk i ka kursyer kritikat e tij për keqeverisjen, kritika të cilat kulmuan me interpelancën e javës së kaluar.