Zhupa publikon videon e të rinjve në tarracën e Bashkisë: Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën. Pa maska, pa doreza dhe në grup

139

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video ku shihen disa të rinj mbi taracën e bashkisë që nuk kanë as maska dhe as doreza kundër COVID-19.

Sipas Zhupës video është xhiruar ditën e sotme dhe kta njerëz rrezikojnë njëri-tjetrin.

Ajo ironizon dhe deklaratat e Veliajt: “një pakicë e papërgjegjshemqë rrezikon shumicën”, dhe shton se rëndësi ka që propaganda të dalë sa më mirë.

“Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën, do thoshte Veliaj, po të ishin qytetarë që rrinë në radhë nga halli. Por nëse janë me lejen e tij, në tarracën e godinës së Bashkisë Tiranë gjatë kohës se karantinës atëherë nuk ka problem. Ata mund të qëndrojnë si të duan, pa maska, pa doreza, edhe grup me njeri tjetrin. Fundja cdo gjë është e vlefshme qe propaganda tju dal sa me mire”, shkruan Zhupa.

Ina K. Zhupa

Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën, do thoshte Veliaj, po të ishin qytetarë që rrinë në rradhë nga halli. Por nëse janë me lejen e tij, në tarracën e godinës së Bashkisë Tiranë gjatë kohës se karantinës atëherë nuk ka problem. Ata mund të qëndrojnë si të duan, pa maska, pa doreza, edhe grup me njeri tjetrin.Fundja cdo gjë është e vlefshme qe propaganda tju dal sa me mire.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 5. April 2020