Koronavirusi/ Shtrohet në spital kryeministri britanik, Boris Johnson

405
Sigal

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, 55 vjeç, i cili doli pozitiv në testin e tij për COVID-19, është shtruar në spital.

Një prej zëdhënësve të ‘Downing Street’ është shprehur për mediat vendase se: “Duke marrë parasysh këshillën e mjekut, kryeministri u shtrua sot në spital për të kryer analiza të tjera”.

“Ky është një hap parandalues pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit edhe 10 ditë pas testit që e nxori pozitiv”, shton zëdhënësi i Johnson.

Ndërkohë, edhe partnerja e Johnson, Carrie Symonds, është vetëizoluar në apartamentin e saj në Londër pas testit të kryeministrit.