Zgjidhen nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Nga lista e Gjykatës Kushtetuese u përzgjodhën Besnik Imeraj dhe anëtarja e dytë është zgjedhur Altona Xhoxhaj. Ndërsa si anëtar zëvendësues u zgjodh Vitore Tusha. Shorti vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve nga Gjykata e Lartë. Nga kjo gjykatë janë tetë anëtarë. Por vetëm një anëtarë i përhershëm dhe një anëtarë zëvendësues.
Ndërkohë nga lista e Gjykatës së Lartë zgjidhet si anëtar i KED gjyqtari Artan Broci. Ndërsa anëtarë zëvendësues nga lista e Gjykatës së Lartë u caktua Shkëlzen Selimi.
Pas dy shorteve të parë, u hodh shorti edhe për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila paraqiti si kandidate Rovena Gashin. Prokuroria e Përgjithshme ka vetëm një kandidaturë dhe sipas Kuvendit shorti nuk mund të hidhet, por ajo zgjidhet automatikisht. Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rezulton Rovena Gashi.
Nga prokurorët e apelit, Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj. Edhe për këtë shorti nuk u zhvillua, pasi u zgjodhën automatikisht.
Prokuroria e Përgjithshme nuk do të ketë anëtarë zëvendësues, pasi nuk ka paraqitur asnjë kandidat.
Nga gjykata e Apelit është Enton Dhimitri dhe Fatos Qato.
Nga Gjykata Administrative, janë 42 kandidatë. Emrat e Gjykatës së Apelit dhe ata të Gjykatës Administrative do të përzgjedhin një anëtar të përhershëm. Nga Gjykata Administrative u zgjodh Ahmet Jangulli.
Ndërkohë anëtari zëvendësues nga Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat Administrative është Sotiraq Lubonja.
Anëtarët e KED
Altina Xhoxhaj
Vitore Tusha
Artan Broci
Rovena Gashi
Gentian Trenova
Fatjona Memçaj
Enton Dhimitri
Fatos Qato
Ahmet Jangulli