De Biazit i skadon afati, sot përgjigja për Krotonen

661
Të mërkurën në mesditë, ish-trajneri i Kombëtares sonë Xhani De Biazi, morri një ofertë nga drejtuesit e skuadrës së Krotones, e cila merr pjesë në Serinë A, e renditur në vendin e 12-të pas 15 ndeshjeve. Por, duke qenë se De Biazi u kërkoi atyre 24 deri në 48 orë kohë për t’u dhënë përgjigje, dje nuk kishte ndonjë lajm nga “Misteri”, dhe dita e sotme mbetet e fundit si afat kohor. Në këtë skuadër aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares sonë Arlind Ajeti, dhe drejtuesit e saj po kërkojnë zëvendësuesin, pas dorëheqjes së trajnerit Nikola. Kjo ofertë për De Biazin, vjen pak ditë pasi ai e ndërpreu kontratën me Alavesin në Spanjë, pas rezultateve jo të mira. Ndoshta, De Biazi duhet të jetë i orientuar te refuzimi i kësaj oferte, pasi nuk dëshiron që të vihet sërish në lojë për një skuadër e cila rrezikon sezonin. Dëshira e tij është stoli i Australisë, dhe siç raportonin dje mediat italiane, brenda dy javëve pritet që federata australiane të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Krotone dje zyrtarizoi në stol Valter Zengën.
Sigal