Zgjedhjet vendore/ Pas Metës, Berisha nis takimet me aleatët

124
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.