VIDEO/ Aksident në Vlorë, mjeti del nga rruga në rrethrrotullim, plagoset drejtuesi

114
Sigal

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, ku shtetasi T. Xh., rreth 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi, i cili u transportua në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, shtetasi T. Xh., rreth 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi, i cili u transportua në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.