Zgjedhjet, Rrokaj: Ndryshimi mund të vijë nga figura të reja politike

611
Një tjetër mesazh vjen nga kandidati i Qarkut të Vlorës, Shezai Rrokaj. Ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë votuesit, ndërsa shton se pavarësisht presioneve e trysnisë së jashtëzakonshme nuk patën frikë që të dilnin, të votonin dhe të shprehnin mbështetjen e tyre pa kushte për kandidaturat e LSI-së. “Në fund të një fushate tepër impenjative, shumë të lodhshme dhe në përfundim të një procesi zgjedhor me tensione e situata të papëlqyeshme, është e udhës t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që pavarësisht presioneve e trysnisë së jashtëzakonshme nuk patën frikë që të dilnin të votonin dhe të shprehnin mbështetjen e tyre pa kushte për kandidaturën time. Kjo është shenjë se në Vlorë ka shumë njerëz të fjalës, njerëz që besojnë e shpresojnë, se ndryshimi mund të vijë nga figurat e reja në politikë. Falënderime të shumta kam për simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, për dashamirësit, veçanërisht për bashkëpunëtorët e mi të ngushtë dhe ekipin tim, që më ka bashkëshoqëruar në këtë udhëtim jo të lehtë. Rezultati që arritëm nuk ishte ai që synonin, por është e sigurt që ne do të dimë të jemi zëri i votuesve tanë, i njerëzve të thjeshtë e me shpirt të madh. Falënderoj me shumë përzemërsi familjen dhe të afërmit e mi, si dhe familjen e madhe të LSI-së dhe drejtuesit e saj, të cilët ditën ta çonin më tej edhe këtë proces zgjedhor, me shumë dinjitet e përgjegjësi. Sidoqoftë, kemi shumë për të bërë! Vlora dhe mbarë Shqipëria kanë shumë nevojë për zërin tonë!”, shkruan Rrokaj.
Sigal