Zgjedhjet për kreun e PD, Vokshi: Procesi më transparent se kurrë

131
Sigal

Pas rezultatit të zgjedhjeve të sotme për kreun e PD-së, përfaqësuesja e ‘Komisionit të Rithemelimit’ Albana Vokshi lexoi rezultatet në selinë blu.

Vokshi u shpreh se ky proces ishte më transparenti e më i besueshmi ndonjëherë. Ajo tha gjatë deklaratës se pjesëmarrja e lartë tregon se demokratëve u është rikthyer besimi dhe se sot ata treguan se partia u përket atyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar bindshëm sot ndaj kandidatit tjetër Ibsen Elezi, ndërsa simpatizantë të shumtë të Berishës ndodhen në ambjentet e selisë në pritje të tij.

“Procesi më transparent ndonjëherë dhe i besueshëm. Sot demokratët treguan që partia u përket atyre. Pjesmarrja e lartë në votime tregon se është rikthyer besimi. Rezultati përfundimtar shpallet nesër”-tha Vokshi.