Zgjedhjet në universitete/ Vokshi: Shahini po vë në rrezik jetën dhe shëndetin e pedagogëve dhe studentëve

295
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, parajmëroi sërish ministres e Arsimit, Besa Shahini, për këmbënguljen e saj për të zhvilluar zgjedhjet në universite, më 30 korrik, duke theksuar se “edhe anëtarët e Komitetit Teknik janë kundër zgjedhjeve në universitete

“Vetëm Besa nuk dëgjon e as nuk shikon…. vazhdon me vendimin për organizimin e zgjedhjeve duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e pedagogëve, studentëve. A ja kanë thënë Besës sa vite burg rrezikon kushdo që qëllimshëm ose jo, rrezikon përhapjen e virusit në kohë pandemie??”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Statusi i plotë

Edhe anëtarët e Komitetit Teknik #kundër #zgjedhjeve në #universitete.

Vetëm #Besa nuk dëgjon e as nuk shikon…. vazhdon me vendimin për organizimin e zgjedhjeve duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e pedagogëve, studentëve.

A ja kanë thënë #Besës sa vite burg rrezikon kushdo që qëllimshëm ose jo, rrezikon përhapjen e virusit në kohë pandemie??

#JoZgjedhjeveNêUniversitete
#JoUzurpimitPolitikTëUniversiteteve