Zgjedhjet në Kukës/ Tretet partia e vulës, Celibashi: 11 nga 20 konisionerë nuk kanë dokumenta, të tjerët nuk pranojnë të paraqiten

47
Sigal

Të dielën e 24 shtatorit 2023 rreth 46.000 mijë votues të Kukësit do t’i drejtohen sërish 74 qendrave të votimit të kësaj bashkie. Ata do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë së tyre pas shkarkimit nga detyra të Safet Gjici kryetarit që u rizgjodh në 14 maj. Të mërkurën në një konferencë për mediat nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ ka bërë gjithçka është gati për zgjedhjet në Kukës. 5 janë subjektet zgjedhore të rregjistruara deri tani për zgjedhjet e Kukësit, PS, PL, PD, PDK dhe PEI si dhe koalicioni i regjistruar si subjekt zgjedhor i PL me PDK, “Bashkë Fitojmë”. Kreu i KQZ tha: – “Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë për kryetarë bashkie për këto zgjedhje Emri Vata është kandidat i propozuar nga koaliconi “Bashkë Fitojmë, ndërsa Albert Halilaj është propozuar nga PS. pra janë vetëm këto 2 subjekte që kanë paraqitur kandidatë për kryetarë të bashkisë së Kukësit në këto zgjedhje”, -tha Celibashi. Kostoja financiare e këtyre zgjedhjeve do të shkojë afërsisht në 25 milion lekë, të cilat përballohen nga buxheti i vetë KQZ. “Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”,- tha të mërkurën kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Vendimi që dha pak ditë më parë Kolegji Zgjedhor për t’i dhënë të drejtë partisë së Bashës për të patur 2 komisionerë në këto zgjedhje duket se ka shfaqur probleme në mos miratimin deri tani të 11 komisionerëve nga 20 gjithësej të propozuar nga kjo parti pasi sipas Celibashit, 11 propozime kanë patur mangësi në dokumentacion. “11 propozimet e tjera janë me mangësi në dokumentacion. Jemi në këtë process, i cili objektivisht lindi si problematikë për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i dha të drejtën PD që të ketë një komisioner më shumë në të gjitha qendrat e votimit, dhe ndoshta dhe ata kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin. nëse nuk e përmbushin këtë deri në ditën e zgjedhjeve, do bëhen zëvendësimet përkatëse. Por besoj se janë duke bërë plotësimin.” – tha Ilirjan Celibashi.