Avokati i njohur dhe antisorosit, Altin Goxhaj do të kandidojë me ‘Aleancën për Shqipërinë Madhështore’ të udhëhequr nga Partia Demokratike, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Në postimin e tij në Facebook, Goxhaj ka bërë publik vendimin për t’ju bashkuar skuadrës së opozitës për një ‘Shqipëri Madheshtore’.
‘Sot dorëzova në Selinë e PD formularët e KQZ në dakortësi me PD si kandidat në Listën e Hapur për Qarkun Tiranë në kuadër të Koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore si kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë AKPSH (vendimi i formës së prerë hyri në fuqi dje dhe u pasqyrua dhe në KQZ dhe në Koalicion)’, shkruan Goxhaj.
Postimi i plotë:
Avokati Altin Goxhaj dorëzoi në PD formularët si kandidat i Listës së Hapur në Tiranë për Koalicionin Make Albania Great Again
ALTIN GOXHAJ 10 VJET BIZNES MOTOSHARASH DERI SA JA MBYLLI RAMA PAS PROTESTAVE PARA BASHKISË NË 2008-2010! Karma e motosharrave sipas Armir Shkurti (Elon Musk i zbuloi vonë kur i pa nga satelitët e Starlinkut kur kaluan mbi Shqipëri)
“Sot dorëzova në Selinë e PD formularët e KQZ në dakortësi me PD si kandidat në Listën e Hapur për Qarkun Tiranë në kuadër të Koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore si kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë AKPSH (vendimi i formës së prerë hyri në fuqi dje dhe u pasqyrua dhe në KQZ dhe në Koalicion).”
P.s. Për transparencë vura edhe trainimin për gazetari televizive në 1994 (para 31 vjetësh). Gjejeni nga kush.. përsëri Karma e censurës