Edhe kjo e hënën seanca plenare në Kuvend nuk ka qenë e zakonshme. Mes kaosit dhe tensioneve, seanca zgjati vetëm 20 minuta.
Kjo pasi deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar për disa ditë nga seanca, kanë mundur të çajnë kordonin e Gradës dhe të futen në sallë.
Pas tensioneve të krijuara, ku veç zhurmave dhe fyerjeve të drejtuara për mazhorancën, disa nga deputetët kanë gjuajtur me sende drejt Edi Ramës dhe Lindita Nikollës, e si rrjedhojë kjo e fundit mbylli seancën.