“Dje në Parlament ndodhi akti më i turpshëm”/ Nuk kaluan rezolutën për genocidin e Srebrenicës, Berisha: Shqipëria i vetmi vend që nuk e ka dënuar, e ka bërë edhe Mali i Zi

158
Sigal

Berisha: Dënim i genocidit është  një detyrim madhor, moral dhe ligjor. Sic jeni dëshmitarë  në Parlament dje ndodhi akti me i rendë më i turpshem në historinë 30-vjeçare te vendit. Refuzimi për të denuar me nje rezolut një genocid të konfirmuar nga 2 gjykatat ndërkombetare.

Mbi bazen e vendimit të ketyre gjykatave, vende të lira ne teresi kanë kaluar rezoluta me të cilat denojne genocidin, per Srebrenicën si akti më barbar pas luftes së dyte boterore. E kanë bërë parlamentet e tjera të Europës. E ka bërë edhe parlamenti i Maliz të zi, ku jetojnë një shumicë serbësh.

E ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë.Shqipëria ishte vendi I vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk dënoi po shkalle lartë e kriminalizimit të pseudo mazhrancës bëri që Shqipëri të refuzoje një rezolutë . në mënyrë absolute unë që po flas para jush nuk mendoja se kjo rezolute nuk do të votohej. Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë trillime te neveritshme, të personave të inkriminuar  ne cdo qoshe të psikologjisë së tyre.

Është refuzuar nga qeveria. Rama dhe Balla mashtrojnë, të kriminaliuar ne cdo skaj. Nuk është e vërtetë që shty për më vonë. Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në primitivitet që edhe një akt të tillë të ndergjegjes individuale dhe njerëzore tua kalosh te tjerëve.