PD, Basha: Sëmundja e gjedhit që po shkatërron fshatarët shërohet në Tiranë, me një qeverisje për njerëzit

426

Kryetari i Partisë
Demokratike takohet me banorët e Mjekësit që po humbin gjënë e gjallë nga
dermatoza. Askush nuk u siguron vaksinën të cilën nuk e përballojnë ta blejnë
vetë

 

 

Lulzim Basha ishte sot
pranë banorëve në fshatin Mjekës të Elbasanit të cilët ndodhen në prag
katastrofe ekonomike. Sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, po shfaros lopët
çka për shumicën e këtij fshati me mijëra banorë, pak kilometra nga Elbasani,
është falimentim i plotë. Fshati ka pak tokë, ndaj banorët kanë investuar në
blegtori duke u mbështetur tek shitja e qumështit dhe mishit. Por brenda pak
javësh sëmundja po shkatërron gjithçka që ata kanë investuar në jetë për shkak
të neglizhencës qeveritare, pasi askush nuk u ka siguruar vaksinat e
nevojshme. 

Fermerët e pashpresë nga
qeverisja gjetën mbështetjen e liderit të opozitës. Të ndërgjegjshëm që kafshët
e tyre të prekura nga sëmundja nuk kthehen më, ata kërkuan kthimin e shpresës
tek Lulzim Basha. 

“Të gjithë këtu janë të
prekur nga lopët por një ditë do të dalim edhe për fëmijët në shkolla. Po hyn
droga në shkolla. Bashkëfshatarët e mi jetojnë me 1 ose 2 lopë dhe shesin
qumështin. Kanë dy javë që nuk i mjelin më se i kanë të sëmura dhe secili
mundohet të sigurojë veteriner në mënyrë private për vaksinat që i paguajnë
vetë”, u shpreh një prej fermërëve. 

Një tjetër banor i
Mjekësit thotë se vaksinat janë blerë privatisht nga 25 mijë lekë por shumë
prej tyre nuk kanë pasur mundësi ti përballojnë. 

“Nuk kemi burim tjetër
të ardhurash përveç asaj lope që kemi dhe mbajmë familjen gjallë”, tha një
tjetër fermer. 

Lideri i opozitës u
shpreh se qeveria është larguar nga njerëzit, ndaj dhe njerëzit duhet të
largojnë qeverinë për një qeverisje për njerëzit. 

“Lekë për avion privat
ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë
për subvensione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të
gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një
qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I
ka vënë vizën njerëzve.

Programi jonë është për
subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të
prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në
dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurtë që e kuptoni që këtu nuk bëhet
fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik. Nëse
qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse
shteti nuk mendon vetëm tu vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se
si t’u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë
një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri
e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje
të lira e të ndershme”, tha Basha.

Fermerët e revoltuar
shprehën besimin tek Basha dhe kërkuan mbështetje të plotë nga ai. “Mbështetjen
e  keni 100 %”, i siguroi lideri i opozitës.

 

 

 

Sigal