Ministri Bushati takon Steinmeier: Vettingu të çohet deri në fund

461
Sigal

Çështjet kryesore që u
trajtuan në këtë takim ishin mbështetja e Gjermanisë për procesin e reformave
dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit
dypalësh në të gjitha fushat, interesi i veçantë dhe kontributi i Gjermanisë në
forcimin e bashkëpunimit rajonal, Procesi i Berlinit, dhe koordinimi i
përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.




Ministri Bushati shprehu vlerësimin për vëmendjen
dhe mbështetjen e treguar nga Gjermania për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë viteve të
fundit, Europa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Cka
ndihet edhe më tepër në Europën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmëndja dhe
lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe
qëndrueshmërie”, është shprehur Bushati.




Më Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal më pas në
vendosmërinë dhe hapat konkrete që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të
arritur një progres të vazhdueshëm në procesin e integrimit duke u ndalur
veçanërisht në nevojën për zbatimin e ligjit të Vetting-ut dhe për të vijuar me
vendosmëri në çeljen e bisedimeve për anëtarësim. 




“Miratimi i reformës është shprehje e një
zhvillimi dhe e një konsolidimi të brendshëm politik dhe kjo çon në konstatimin
se Shqipëria, çka nuk pritej nga shume persona në Gjermani, është shndërruar në
një spirancë stabiliteti në vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe është
një partner i ngushtë jo vetëm i të gjithë europianëve së bashku por edhe për
Gjermaninë”, është shprehur z. Steinmeier. 




Dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të
Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përfocuar mes
vendeve te rajonit.