Zëri i Amerikës: Gjykata i jep të drejtë kallëzimit të Metës për mos nisjen e hetimit të Prokurorisë ndaj Autoritetit të Dosjes

151
Sigal

Gjykata rrëzon Prokurorinë e Tiranës pasi nuk nisi hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve. VOA: Gjykata në favor të kallëzimit të Metës

Gjykata e Rrethit Tiranë ka pranuar ankimin e Partisë së Lirisë dhe rrëzoi prokurorinë, e cila pak kohë me parë vendosi pushimin e hetimeve lidhur me kallzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve. Këtë e bëri me dije nënkryetari Petrit Vasili, i cili theksoi se gjykata faktoi shkeljet skandaloze të prokurorisë. “Autoritetit të dosjeve për veprime dhe mosveprime shumë të rënda ligjore të kryera me qëllim dhe regji politike. Ky vendim provon gjithçka që ne kemi bërë publike në tetor, kur paraqitëm ankimimin për këtë çështje. Veprimet e prokurorisë kanë qenë skandaloze dhe të paimagjinueshme. Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar, anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin. Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit, zonja Genta Sula, ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në datën 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën, duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë. Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti i provuar totalisht, që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z. Meta, Autoriteti i Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z. Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta. Është fakt i provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bërë verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti i Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr. 1275/1 në datën 26 korrik 2022. Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z. Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti i Dosjeve megjithëse i është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022. Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumenteve edhe nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykatë. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, por edhe në Gjykatat Ndërkombëtare.Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj i bëri thirrje organit të akuzës të rifillojë menjëherë hetimet. Pak kohë pasi Prokuroria vendosi mosfillim të hetimeve për kallëzimin e bërë nga Ilir Meta për çështjen e Autoritetit të Dosjeve, Gjykata e Rrethit Tiranë pranoi animimin e  Partisë së Lirisë dhe rrëzoi organin e akuzës. Në një konferencë për mediet, nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se ky vendim vërteton akuzat e bëra publike nga PL. Sipas Vasilit, ky moment duhet të shërbejë si mësim për drejtësinë në vend, që të zbatojë ligjin dhe jo t’i shërbejë interesave politike. Ndërkohë Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PL, Ilir Metës, deklaroi se gjykata e detyron prokurorinë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje. Avokati i bëri thirrje prokurorisë që të marrë në pyetje shtetasin F.T dhe të bëjë një hetim të paanshëm dhe objektiv.

Zeri i Amerikës jehonë vendimit të Gjykatës për çështjen e Metës

 Gjykata, e vënë në lëvizje nga zoti Ilir Meta, urdhëroi Prokurorinë që të rregjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi rastin. Zoti Meta ngriti padi penale ndaj Autoritetit më datë 1 shtator, pasi dhe më herët e kishte akuzuar atë për shkelje ligjore kur ky institucion njoftoi zyrtarisht parlamentin se kishte hasur në dokumenta që e lidhnin ish presidentin me strukturat e ish Sigurimit. Sipas tij, anëtarët e Autoritetit kishin shkelur 6 nene të Kodit Penal, duke i akuzuar ndër të tjera për ‘shpërdorim detyre’.