/Gazeta TELEGRAF
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit për policinë, mendoj se disa gjëra nuk duhen harruar. E para, kur je në qeveri, je për të dhënë përgjigje dhe jo për të bërë pyetje. Pyetjet le t’i bëjë opozita, media, shoqëria civile, etj. E dyta, tetë vite kanë qenë të mjaftueshme me tepri për të kuptuar se kriminalizimi i shtetit, duke përfshirë dhe policinë, janë të lidhura ngushtësisht me vullentin politik të shumicës qeverisëse dhe me asgjë tjetër, se dashuria për individët me tre-katër emra dhe të shkuar kriminale, që shndërrohen me magjinë kryeministrore si tek “Iliada dhe Odisea” në biznesmenë, kryebashkiakë, deputetë, ministra, etj., lidhen vetëm me preferencat e tij personale dhe politike.
Edhe diçka tjetër, nuk të duket e sforcuar, thjesht me hedhë hi syve ndaj opinionit publik, rrokadat e drejtuesve të policisë të këtyrë ditëve? Pamundësia paktike për t’u ndarë nga pjesa e inkriminuar e shoqërisë, dëshmon kapjen e shtetit dhe dështimin e tij. Ndërsa drejtuesit e policies, duket se shërbejnë vetëm indvidin dhe pak ose aspak shtetin… Nuk po flas se askush nuk i kërkoi falje apo e ftoi të rikthehej në detyrë Zaganit, që për pak e zhdukën vetëm pse tha disa të vërteta të hidhura mbi kanabizimin dhe përfshirjen shtetërore në këtë process, që më shumë se kushdo tjetër, në këtë vend i dinte dhe vetë zoti Rama… Shkurt, ata që bënë luftën (dmth, këtë shtet katrahurë që kemi), nuk mund të bëjnë dot paqen (një shtet të jetueshëm për qytetarët e vet). KM ka thënë edhe fjalë të tjera si: Qeveritë shqiptare blejnë varfërinë që krijojnë vetë”, “qeveria vjedh votat që të vjedhë Shqipërinë, mandej vjedh Shqipërinë që të vjedhë votat” etj., që janë thënie lapidare, padyshim. Problemi është se, i ka zbatuar vetë, pikë për pikë…





















