Zef Preçi: Legjitimimi i GJK për ardhjen e klandestinëve, konfirmon rënien e shtetit dhe boshatisjen e Shqipërisë

37
Sigal

Eksperti Zef Preçi ka reaguar kundrejt një çështje madhore si ajo e hezitimit për të kërkuar gjykimin kushtetues për marrëveshjen Meloni-Rama për ardhjen në Shqipëri të afriko-veriorëve. “No comment”! Me qartë se kaq nuk mund të thuhet dhe të shpjegohet. Legjitimimi nga Gjykata Kushtetuese i kësaj marrëveshjeje nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon rënien e plotë të shtetit nën këmbët e z. Rama dhe do të ushqejë kështu autokracinë e tij duke poshtëruar vetë shtetin. Shtoji këtu edhe orekset e shteteve të tjera mike e aleate që do të nxitojnë kështu me ndihmën e z. Rama ta kthejnë edhe juridikisht vendin tonë në një burg të madh ekstrakomunitaresh, duke nxitur në këtë menyre boshatisjen e Shqipërisë, që nuk po njeh pushim.

Ndërkaq legjitimimi i marrëveshjes në fjalë, qoftë edhe nëpërmjet refuzimit për ta shqyrtuar nga Kushtetuesja (pavarësisht argumenteve shterruese të përcjella me profesionalizëm nga z. Manjani) nuk mund te mos përligje më tej sjelljen joinstitucionale të një pjese të opozitës dhe reagimin e komuniteteve katolike, që preken nga zbatimi i saj.”