Ballina Politikë Zbardhet shkresa/ Bardhi njofton Kuvendin për ndryshime në Grupin Parlamentar, heq nga...

Zbardhet shkresa/ Bardhi njofton Kuvendin për ndryshime në Grupin Parlamentar, heq nga komisionet përfaqësuesit e Bashës

77
Sigal

Grupi Parlamentar i PD-së duket se ka bërë ‘spastrime’ në komisionet parlamentare, duke hequr deputetët e grupit të Bashës dhe vetë këtë të fundit si anëtarë.

Zbardhet kërkesa e depozituar në Kuvend të firmosur nga Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, ku nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj. Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.

Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa. Sakaq, anëtare e Komitetit për Stabilizim Asociimin është Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti.