Kryemadhi: LSI ka prioritet fermerët, qeveria oligarkët

406
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur ndjekësit e saj me një foto nga Leshnica e Pogradecit. Ajo ka takuar Nazime Çukës, një fermere e cila shtëpinë ku jeton e ka kthyer edhe në magazinë ku mban mollët, pasi qeveria për Kryemadhin ka prioritet oliograkët dhe jo të ndihmojë fermerët.

”LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se nuk ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, thotë se Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.

Postimi i plotë

Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë.
Lulet kanë çelur por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura.

Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.

LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit.

Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se nuk ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.