Skandal/ Ja si Rama i detyron mësuesit dhe fëmijët të marrin pjesë në fushatë

471
Sigal

Pas hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kurbin për  të mbështetur kandidaten Majlinda Carën për të marrë drejtimin e bashkisë.

Sipas tij kjo fushatë  nuk është thjeshtë për të mbështetur kandidatët socialistë, por është fushatë e cila në thelb synon ta ndryshojë Shqipërinë.

Por ndryshe mendojnë qytetarët kurbinas.

Një prej tyre, me profesion mësues, ka denoncuar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha detyrimin për të marrë pjesë në mitingun e Ramës.

Postimi i Berishës:

Z.Berisha Ju uroj shëndet!Jam një mësues në rrethin Kurbin. Dua të denoncoj çpo ndodh sot këtu në takimin që Edvin Rama ka në Laç. Me urdhër jemi nisur të gjithë mësuesit për në miting. Presion i paparë nga drejtoria arsimore dhe drejtorët e shkollave. Po përjetojmë ditë terrori. Çpunë kanë mësuesit, mjekët, policët të marin pjesë me detyrim në miting…! Kur do ndryshoj kjo punë në Shqipëri se nuk durohet më kjo punë? Por kjo është njëra, tjetra është që dhe fëmijet e shkollave 9-vjeçare i kanë mbledhur në Laç se gjoja ka koncerte, ekspozita e konkurse te pallati i kultures, gjithçka që të jenë aty kur të filloj mitingu. Ky vend është i pa shprese, mësuesi profesioni më krenar të përdhoset kështu, kjo s’durohet.