Zbardhet emri i kandidatit të Lulzim Bashës për Bashkinë e Lushnjës, ja kush do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit

250
Sigal

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie në Lushnjë. Bëhet fjalë për Indrit Sefën, i cili do të përfaqësojë PD ne zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Indrit Sefa aktualisht mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demokratike.

Po sot, Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës për zgjedhjet e 6 marsit.

Strukturat drejtuese te PD në Shkodër propozuan Xhemal Bushatin per te kandiduar ne zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ndërkohë dje PD ka zgjedhur Ferdinand Saraçin si kandidat për bashkinë e Rrogozhinës dhe Luan Hotin për bashkinë e Durrësit.

Ende nuk janë caktuar kandidatët për Dibrën dhe Vorën.