Nard Ndoka: Basha nuk konsiderohet më politikan. Zgjedhjet e 6 marsit test për PD-në

196
Sigal

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane tregon pse vendosi që të bashkohej në koalicionin “Shtëpia e lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Basha mund të bojkotonte edhe këto zgjedhje, kështu që duke e parë në këtë sens, kontributi i opozitës ishte i domosdoshëm. Do të jetë edhe një lloj testi për të parë atë që po ndodh brenda PD-së”, tha Ndoka.

“Unë u bashkova me grupin e Rithemelimit pasi mendoj që ai ka të drejtën morale dhe politike”, shtoi Ndoka.

Sipas tij, “Basha është kufomë politike dhe nuk mund të konsiderohet më as si politikan”.

Në lidhje me aleatët e tjerë që nuk janë regjistruar në koalicion, Ndoka garantoi se ata do të kontribuojnë te kandidatët e ofruar nga Rithemelimi.