Aktakuza ndaj Thaçit, Kurti i del në mbrojtje: UÇK-ja është luftë e drejtë, u bë kundër një agresori

Albin Kurti ka komentuar aktakuzën e ngritur ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Përpara mediave kosovare, Kurti ka lënë të nënkuptohet se i ka dalë në mbrojtje Thaçit, pasi është shprehur se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë. “Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di që UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë,”- tha Kurti ndër të tjera. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrāsje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë.

Sigal