Yuri Kim nuk njeh vendimin e gjykatës, e quan Alibeajn “kryetar të PD-së”

Ambasadorja amerikane në Tiranës ka zhvilluar një takim këtë të Martë me Enkelejd Alibeajn, të cilin e cilëson “kryetar të PD-së”.

Në një postim në Twitter lidhur me takimin, Kim shkruan:

NOA

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësuam këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë”.

“Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”, e mbyll reagimin në rrjetin social ambasadorja.

E teksa Kim e quan Alibeajn kryetar të komanduar të PD-së, ka një vendim të gjykatës së Tiranës që ka njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 të PD-së, zhvilluar në “Air Albania” dhe vendimet e marra aty. Kuvendi vendosi mes të tjerash shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që PD drejtohet përkohësisht nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ish-kryeministri Sali Berisha – me të cilin Kim ka pasur përplasje dhe 28 të tjerë, janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.