Publicisti Ylli Dylgjeri ka reagur i shqetësuar mbi votimin e Parlamentit Hollandez për vendosjen e vizave për shqiptarët duke e krahasur me mbështetjen parazgjedhore e një ish Udhëheqësi të Majtë që i tha Rilindjes: “S’ka rëndësi timoni, por destinacioni…”
Menjëherë pas kësaj i ngre pyetjen për shqiptarët: Si po Ju duket destinacioni?
“Sot pas votimit të Parlamentit Hollandez për vendosjen e vizave për shqiptarët, mu kujtua mbështetja parazgjedhore e një ish Udhëheqësi të Majtë që i dha Rilindjes:
S’ka rëndësi timoni, por destinacioni – tha Ai, dhe iku në kafe.
Sot po e pyes: Si po Ju duket destinacioni?”-shkruan Dylgjeri



















