Intervista e Klajda Gjoshës për RTV Ora News

662
Sigal

Zonja Gjosha, si e patë ju këtë vendim, më saktë e propozuan disa parti të ekstremit të djathtë dhe a nuk duket se është pak vendim populist duke qenë se është se komisioni i bashkimit europian ai që vendos nëse do të hiqen apo jo vizat për shqiptarët?

Unë e kam ndjekur me vëmendje të gjithë debatin e djeshëm në parlamentin holandez, është për të ardhur keq që sot pas 10 vitesh për Shqipërinë diskutohet sërish nëse do të mbahet regjimi i vizave pra do të kalojmë në refuzimin e lëvizjes së lirë apo do të vazhdojmë me një lëvizje që shqiptarët e kanë fituar me shumë sakrifica para shumë vitesh, pas radhëve shumë të gjata të ambasadave dhe problematikave të ndryshme me të cilat janë ndeshur gjatë gjithë kësaj kohe.

Diskutimin e shoh në dy këndvështrime, e para vërtetë është një platformë e hedhur apo një mocion i propozuar nga partitë e djathta por po të shohim mënyrën se si u votua në parlament të bënte shumë përshtypje sepse nga 150 deputetë të votojnë 108 është realisht problematikë e madhe sepse ka të bëjë më disa nga partitë që e qeverisin sot mbretërinë e holandez pra janë parti me zë kryesor në parlamentin holandez që e njohin mirë problematikën dhe kjo është një çështjen.

Çështja e krimit të organizuar është një çështje që jo vetëm opozita në përgjithësi por duke njohur problematikën në të cilën ndodhen sot vendet anëtare unë e kam ngritur disa herë që duhet bërë kujdes në mënyrën se si bashkëpunohet me të tilla vende, me institucionet e rendit të këtyre vendeve, diplomacia shqiptare duhet të luajë një rol shumë herë më aktiv për të normalizuar dhe përmirësuar deri diku atë imazh dhe perceptim që ka shteti i Hollandës edhe si një vend skeptik kundrejt procesit zgjerimit apo dhe atyre destabilizimit të brendshëm që ne kemi në Shqipëri të cilin e përçojmë shpesh herë dhe në vendet e Bashkimit Europian dhe kuptohet që edhe Hollanda çështjen e krimit të organizuar e ka pasur një nga çështjet kryesore jo sot, por edhe gjatë kohës që unë kam qenë ministre e integrimit europian dhe e di mirë debatin e nxehtë që ndodh në parlamentin e tyre.

Kurrë nuk mund të mendohej që ky debat do të sillte pikërisht fenomenin e rikthimit të vizave. Vërtetë që qeveria holandeze thotë që nuk e pranon për një arsye apo një tjetër, për mos të prishur marrëdhënien me Shqipërinë e kështu me radhë ka pasur shumë argumenta dje në parlamentin holandez, mirë po ajo do të kalojë në një procedurë të gjatë e cila do ti drejtohet Komisioni Europian, ku më pas do të ketë një vendimmarrje të Parlamentit Europian dhe të vetë Këshillit. Pra pasi të kalojë të gjitha instancat burokratike të BE-së. Problemi qëndron dhe diku tjetër. Ne jemi në fazën ku do të diskutohet shumë shpejt çelja e negociatave të Shqipërisë.

A mendoni ju se pikërisht në këtë moment tani, kur Hollanda kërkon rikthimin e vizave, ku Parlamenti holandez ka një rol kyç për të marrë vendimin i pari, para se ti kalojë kancelarisë, pra Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrit të Hollandës. Mendoni ju se do të jetë një debat i lehtë për ti dhënë mundësi Shqipërisë në qershor që të çelë negociatat?

Për mua dita e djeshme ka qenë një veto edhe ndaj qershorit, edhe ndaj një drite jeshile që ne mund të mendonim se mund të ndodhte në muajin qershor. Dhe fakti që Hollanda e ka nisur këtë debat, duhet të kuptojmë tashmë mesazhin se si kalohet dhe përçohet përmes vendeve anëtare.Dihet që prapa këtyre vendeve janë dhe vende të tjera të mëdha, vendimmarrëse në proceset integruese të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera aspirante, të cilat pak a shumë kanë të njëjtin qëndrim. Frika ime pas këtij debati në parlamentin holandez, do të ketë një efekt domino, një efekt zinxhir, për vende të tjera që kanë çështje ende të mbartura me Shqipërinë, me qeverinë shqiptare, që kanë një mungesë komunikimi të theksuar tashmë me diplomacinë shqiptare për të vepruar dhe për të marrë një vendim. Ambasadori i BE-së në Tiranë, z. Sorreca sot ka thënë se sipas raportit të fundit të publikuar në dhjetor, Shqipëria vazhdon ti përmbushë kushtet për liberazimin e vizave.

Çfarë ka ndryshuar nga dhjetori deri tani?

Nuk besoj se është një deklaratë që i kushtohet vetëm dhjetorit dhe më pas këtyre muajve pas dhjetorit. Kemi të bëjmë me një mosrakordim të fakteve dhe problematikës së shtuar tashmë mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare. Komisioni Europian del gjithmonë me një raport, i cili është pozitiv dhe shpresëdhënës për Shqipërinë. Komisioni Europian dashur padashur ka marrë një rol stabilizues për vendin, për vetë politikën. Pra i intereson më shumë që secili nga vendet aspirante të ruajë sadopak stabilitet në mënyrën se si qeveriset, në mandatet qeverisëse, në ruajtjen e status quo-së, duke lënë fatkeqësisht pas dore shumë aspekte të demokracisë, të funksionimit të shtetit dhe të funksionimit të institucioneve. Debati më i madh që ndodh sot, është pikërisht mes Komisionit Europian, pra burokracisë evropiane dhe vendeve anëtare, sepse vendet anëtare ka