Xhixho takon strukturat e LSI në Shkozë: Ndryshimi do të vijë nga fuqia e votës më 25 prill

238
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, gjatë një takimi me struktuarat e partisë në Shkozë, thotë se procesi i organizimit për zgjedhjet brenda LSI-së po vijon. Nga ana tjetër, Xhixho thekson se vetëm duke qënë pjesë e politikës mund ta ndryshojmë atë duke sjellë dije, humanizëm dhe integritet.

Postimi i plotë

Në njësinë bashkiake nr.1 Shkozë vazhdon çdo ditë proçesi i organizimit të zgjedhjeve brenda strukturave të LSI dhe hapja e saj ndaj qytetarëve.

Vetëm duke qënë pjesë e politikës mund ta ndryshojmë atë, duke sjellë dije, humanizëm dhe integritet, që vendimmarrja politike të jetë në interes të qytetarëve dhe Shqipërisë.

Së bashku me energji pozitive dhe bindje për një ndryshim që do vi nëpërmjet fuqisë së votës më 25 Prill.