Lajçak: Çfarë u bisedua sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

333
Sigal

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka postuar në llogarinë e tij në Twitter nje foto nga takimi i sotëm në Bruksel.

Në foto ai duket në prani të negociatorëve Skender Hyseni dhe Marko Gjuric.

Në postimin e tij, Lajçak shkruan se me kryenegociatorët ka diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.

“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuric dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë,” thuhet në postim.

Ndërsa, koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni u shpreh ditën e sotme se në takim nuk është diskutuar për Asociacionin edhe pse delegacioni serb, sipas tij, ka bërë përpjekje që kjo temë të hapet.