Xhixho: Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetëm fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin!

60

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, mbi çështjen e shumë diskutuar të aktualitetit politik, atë të listave të hapura.

Përmes një postimi në Facebook, Xhixho shprehet se listat duhet të hapen 100% dhe se Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve.

Postimi i plotë:

Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend!

Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit!

Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë!

Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qenë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut .

Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe përballja me qytetarët pas shkatërrimit që i kanë bërë vendit.

Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetëm fuqia e votës mund të sjellë
ndryshimin në përfaqësim duke përfshirë në parlament individë me integritet , profesionistë ku vendimmarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.🇦🇱

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin.

Hapni Listat 100%!
Boll më me lojëra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!