Sigal

Përdhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i deputetit dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur reagimin e qytetarëve që sot janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi, duke lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.

E pranishme në këtë protestë ishte dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaroi se ishte aty për të mbështetur qytetarët dhe shoqërinë civile në këtë luftë kundër krimit shtetëror.

“Unë sot nuk kam ardhur këtu të bëj partinë, por kam ardhur sepse i jam bashkuar një kauzë që ka të bëjë me politikën. Në parlament ka kriminelë, ka njerëz të lidhur me krimin, ka njerëz që kanë vetting në politikë, por asnjëri nga këta nuk përfaqëson PD-në. Unë sot nuk do të doja të isha këtu, sepse nuk do doja të ishte dhunuar një grua.

Jam këtu dhe jam shumë e lumtur që shoqëria civile organizoi këtë protestë. Ne nuk jemi për ta kapur dhe përdorur protestën, por jemi këtu për t’u përballur me të vërtetën. Shteti vdiq. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për shtetin ligjor që ka vdekur. Shteti ligjor vdiq kur Xhisiela shkoi në 3 komisariate dhe nuk pranuar ti marrin denoncimin. I bëj thirrje ambasadorit të BE-së që të sigurojë në një nga vendet e BE-së, për Xhisielën, nënë dhe motrën e saj”, deklaroi Zhupa.