Xhevat Mustafa: Prej 8 vitesh mbajmë për kryeministër një piktor të dështuar

192
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Edi Rama, bojaxhi i keq i vetvetes! Fushata elektorale është vërtetë, më së shumti, paradë premtimesh boshe dhe vetëlavdërimesh qesharake! Por, të bësh si sot piktori Edi Rama, duke e vetëdeklaruar veten si kryeministrin më të aftë e më të suksesshëm dhe qeverinë e tij më të mirën në këta 30 vjet, shpreh jo vetëm mungesë sinqeriteti, eufori dhe demagogji, por edhe mendjemadhësi, kryeneçësi, padëshirë dhe paaftësi vetënjohjeje dhe reflektimi!

Njëkohësisht, edhe mungesë dëshire dhe kurajoje për të pranuar dështimin e plotë, katastrofik dhe skandaloz! Nëqoftëse është i sinqertë dhe dëshiron me të vërtetë të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të përfitonte disa pikë në imazh dhe një grimë vlerësimi nëse do të deklaronte qysh nesër në mëngjes dorëheqjen personale si kryeministër dhe si ekip qeveritar.

Një leksion nga Italia fqinje: Ajo zgjedh për kryeministër një nga ekonomistët më të mirë në Evropë, Mario Draghin dhe si ministra specialistë elitarë në fushat e tyre. Ndërsa tek ne, prej 8 vjetësh mbajmë për kryeministër një piktor, që ka dështuar me turp e megjithatë nuk ngurron të kërkojë mandatin e tretë. Për ministër të rindërtimit kemi një mësues anglishtjeje…Mund të vazhdohet edhe me ministra të tjerë, që janë ofsajt apo të pavend në krye të dikastereve të tyre! Asgjë për t’u çuditur! Kjo është PS- Rilindja!