Xhelal Mziu: Rruga “Mustafa Lika” vlerë e shtuar e parkut të Paskuqanit

441
Sigal

Ish kreu i degës së PD në Kamëz në një postim në “Facebook” ka promovuar rrugën  “Mustafa Lita”, në kurorën e liqenit dhe parkut të Paskuqanit. Ai shprehet se  një vlerë e shtuar e kësaj bukurie të rrallë.

“Rruga “Mustafa Lita”, në kurorën e liqenit dhe parkut të Paskuqanit, një vlerë e shtuar e kësaj bukurie të rrallë.

Shumë shpejt me rimarrjen e Bashkisë dhe qeverisë Basha, do të jetë parku më i mirë kombëtarë në Shqipëri”, shkruan Mziu

Kujtojmë që ish kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu para pak ditësh dha dorëheqjen si kreu i degës së Partisë Demokratike në Kamëz. Mziu shprehu  dëshirën për të vijuar projektet e lëna pezull në vitin 2019 dhe se do të kandidonte sërish për të marr drejtimin e bashkisë.