Xhelal Mziu zbardh masakrën zgjedhore në Dibër: Ja zyrtarët që u angazhuan në krimet zgjedhore

66
Sigal

Skema e frikshme e intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës ka arritur edhe kësaj herë të kryej manipulimin e qindra mijëra votave.

Madje edhe Vëzhguesit e OSBE-ODIHR në një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare afirmuan këto shqetësime.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu ka demaskuar konkretisht zyrtarë në radhët e arsimit dhe policisë që u bënë palë në ndihmë të krimit zgjedhor.

Sipas tij një nga patronazhistet e krimit zgjedhor ishte dhe Drejtoresha e shkollës Pocest, Maqellarë .