Agron Shehaj: Kandidova për kryetar të PD dhe lista e anëtarëve nuk mu dha kurrë

209
Sigal

Deputeti i PD Agron Shehaj deklaron se arsyeja që emrat e firmëtarëve për Kuvendin Kombëtar nuk bëhen publikë, është e lidhur me mosbesimin në strukturat e partisë.

Ndër të tjera, Shehaj tha se edhe kur ai ka kandiduar, lista e anëtarësisë nuk i është vënë në dispozicion.

“Kjo ka të bëjë me besimin, që firmëtarët nuk kanë besim tek strukturat e Partisë Demokratike, mungon besimi tek lidershipi i PD. Unë kam qenë kandidat për kryetar. Lista e anëtarëve nuk na është vënë kurrë në dispozicioin”, tha Shehaj.

Ai shkoi më tej duke pohuar se pasi dorëzoi listën e komisionerëve ata filluan të tërhiqen duke lënë të kuptohet që janë kërcënuar apo shantazhuar nga strukturat.

“Ne dorëzuam listën e komisionerëve dhe sapo e dorëzuam filluan tërheqjet”, tha Shehaj.