Lefter Maliqi: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë diktatorin

308
Sigal

Lefter Maliqi, deputet i Opozitës

Tani populli duhet të ngrihet në revolucion demokratik, të marr në dorë fatet e vendit, siç u shemb Teatri Kombëtar, të shembin parlamentin dhe të shkojnë drejt Surrelit për rrezimin e diktatorit Rama.E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është në rrezik

Prishja e Teatrit Kombëtar shënon fundin e demokracisë, fillimin e diktaturës

Jakup B. GJOÇA

Lefter Maliqi, deputet i Opozitës deputeti i opozitës, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon s prishja e Teatrin Kombëtar shënon fundin e demokracisë dhe fillimin e diktaturës. Deputeti Maliqi, shprehet se Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore është formal, pasi do të nëshkruhen të gjitha çfarë do kryeministri Rama, së bashku me Bashën. Deputeti Maliqi thotë se vetëm koalicioni parazgjedhor PD-LSI do të shkaktojë humbjen elektorale të kryeministrit Rama në zgjedhjet parlamentare, ndërsa krijimi i ndonjë partie të re nga deputetët e “opozitës” së re është vetëm diversion politik i kryeministrit Rama për të ëprçarë opozitën. Deputeti Maliqi thotë se “Dvoranët” nuk do ta pengojnë dot vullnetin e popullit për drejtësi dhe demokraci.

-Zoti Maliqi, çfarë simbolizon shembja e Teatrit Kombëtar nga qeveria e kryeministrit Rama?

– Fundin e demokracisë fillimin e diktaturës. Tani populli duhet të ngrihet në revolucion demokratik, të marr në dorë fatet e vendit, siç u shemb Teatri Kombëtar, të shembin parlamentin dhe të shkojnë drejt Surrelit për rrezimin e diktatorit Rama.E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është në rrezik.

Zoti Maliqi, a mund të ketë Reformë Zgjedhore, pa u zbardhur dhe marrë dënimin nga Gjykata aktorët politikë të dosjes 339 dhe 184?

– Komisioni i Reformës Zgjedhore është formal thjesht për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve, për reformën vendos Rama. Reforma Zgjedhore, nëse ka vullnet politik, bëhet dhe brenda ditës. Komisioni i Reformës Zgjedhore është formal, Çojnë për miratim propozimet e Ramës e Bashës dhe vendos çfarë i thone ata.

Kjo reformë zgjedhore po dështon, ose do votohet, siç do Rama nga parlamenti ilegjitim, pasi i ka 94 vota dhe nga opozita e re. Vetëm nëse opozita, shoqëria civile ngrihen në protesta e revolucion demokratik,  vetëm atëhere ligësia e Ramës mund të ndalet dhe me marrëveshje të bëhen ndryshimet, sipas OSBE –ODHIR

Në rastin konkret, vendos beu i Burrelit. Me çfarë shoh, kjo reformë po dështon, ose do votohet, siç do Rama nga parlamenti ilegjitim, pasi i ka 94 vota dhe nga opozita e re. Vetëm nëse opozita, shoqëria civile ngrihen në protesta e revolucion demokratik,  vetëm atëhere ligësia e Ramës mund të ndalet dhe me marrëveshje të bëhen ndryshimet, sipas OSBE -ODHIR .

– Sipas mendimit tuaj, cilat ligje duhen sanksionuar në Reformën Zgjedhore, në mënyrë të atillë që të japë besueshmëri dhe garanci për proces të lirë dhe të ndershëm? Palët politike e duan këtë ta reflejtojnë në Reformën Zgjedhore?

Nga Kryeministri i hashashit dhe i krimit elektoral të zgjedhjeve sipas dhe dosjeve 339 dhe 184 çfarë nuk pret, nga aktori i lig, që do të legalizojë drogën, që mbyll mediat, që fut ne panik popullin, kërcënon opozitën, artistët, shoqërinë civile, që varfëroi e çpopulloi vendin, që kapi institucionet, që bëri zgjedhje lokale moniste, që bashkëpunon me oligarkët e bandat e krimit çfarë nuk pret.

Nga Kryeministri i hashashit dhe i krimit elektoral të zgjedhjeve sipas dhe dosjeve 339 dhe 184 çfarë nuk pret, nga aktori i lig, që do të legalizojë drogën, që mbyll mediat, që fut ne panik popullin, kërcënon opozitën, artistët, shoqërinë civile, që varfëroi e çpopulloi vendin, që kapi institucionet, që bëri zgjedhje lokale moniste, që bashkëpunon me oligarkët e bandat e krimit

Unë mbetem për sistem mazhoritar, pasi e zgjedh populli drejtpërdrejt sipas zonave të përfaqësimit deputetin e vet dhe kjo është demokraci, ku deputeti s’vihet në rresht nga lideri, por nga interesat e votuesve. Rama e të tjerë kanë frikë dhe duan njëlloj si diktatorët,  t’i bëjnë vet listat e mbyllura me pazare me deputetë servilë, të pasur, pa shkollë e kriminelë, siç i keni parë në këto vite.

– Kryeministri Rama deklaroi ditët e fundit, e përsëriti Gjiknuri, se nuk pranon më në numërimin e votave komisionerë partiake,  siç eshtë tani, por do jenë nëpunës të shtetit. Sa besueshmëri do kenë këta numërues, kur dihet, nëpunësit e shtetit i emëron partia që qeveris?

– Jam kundra që anëtarët e komisionit të jenë pjesë e administratës, akoma s’kemi arritur në pavarësi politike, madje jemi më të varur se kurrë, secila forcë politike duhet të ketë anëtarët dhe vëzhguesit e vet, që të mbrojnë procesin dhe votat. Votat Rama i ka në parlament, siç i keni parë të gjitha votimet e ligjeve në parlament janë nga 94-100 vota pro Rilindjes, që do të thotë rreth 10-15 deputetë nga opozita e re votojnë kundra, të tjerët janë të kapur dhe joshur nga Rilindja dhe unë i shoh marrëdhëniet e tyre të ngushta me Ballën, Spiropalin, etj. Dhe ndjej keqardhje, për mua parlamenti duhet të ishte shpërndarë dhe të kalonte në zgjedhje të parakohshme, pasi po votojnë ligje e koncesione që bien ndesh me Kushtetutën dhe interesat ekonomike të vendit, duke fuqizuar oligarkët pranë beut të Surrelit.

– Dëgjojmë ditët e fundit se deputetët opozitarë do krijojnë partinë e tyre. A mund të dyshojmë se ata sponsorizohen nga Kryeministri Rama, si diversion elektoral, sikurse bëri me FRD dhe Bindje Demokratike kundër opozitës?

– Lidhur me pyetjen për krijimin e forcës së re politike brenda opozitës së re, sigurisht për shkak të këtij sistemi të kalbur politik elektoral shërbimi më i madh i bëhet Ramës, pasi s’kanë asnjë shanc të fitojnë mandat me këtë sistem, por jam i bindur pavarësisht se opozita s’është ku duhet, e ka të sigurtë fitoren. Sikur dhe nesër të bëhen zgjedhjet, pasi pakënaqësia e popullit e socialistëve të zhgënjyer është e madhe dhe gropa që futi vendin është shumë e madhe nga Rilindja.  PD, LSI dhe forcat e tjeta opozitare e çojnë vendin në fitore dhe ky nuk është interesi im, por i shqiptarëve, ku do ketë përfaqësim demokratik në qeveri dhe institucionet e vendit. Ose e thënë shkurt,  troç LSI përcakton fituesin. Rama e ka tmerr LSI-në,  lëre çthotë që LSI po degradon. E thotë se e di që humbja i vjen nga bashkimi PD- LSI. Fitoi zgjedhjet vetëm në 2017 mori timonin,  tepsinë, tenxheren vetëm dhe e gërreu s’ka gjë për shqiptarët, sepse bëri marrëveshjen e famshme me PD dhe te dy kundër LSI-së, por ju siguroj, që për shkak të sistemit, po të ishte në 2017 LSI me PD, Rama s’do i kalonte 68-69 mandate, megjithë parat e pista bandat pazaret e krimin elektoral, kurse tani e di që nuk i kalon 64 mandate vetëm, madje me pak.

– Zoti Maliqi, shembulli “Dvorani” mund të bëhet model politik, që kjo mazhorancë të përgjedh shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, siç ndodhi edhe me KLGJ, KLP dhe SPAK. Atëhere, mazhoranca po kapi edhe Gjykatën Kushtetuese, ka më shpresë për Drejtësi në Shqipëri?

– Beu i Surrelit po mban peng Gjykatën Kushtetuese qëllimisht që mos të bëhen zgjedhjet lokale dhe këtë nëpërmjet Dvoranit, apo Dvoranëve, që shkatërruan sistemin e drejtësisë, por jo Dvorani, por as ndërkombëtarët, që i dalin në krah Dvoranit, nuk mposhtin dot vullnetin e popullit për demokraci, për mbrojtje të Kushtetutës dhe drejtësi të pavarur. Për mua, ka rëndësi vullneti i populli dhe ndikimi i institucioneve ndërkombëtare si OSBE-ODHIR, Komisioni i Venecias, FMN, Banka Boterore, Fredoom House, raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, qëndrimet e Parlamentit dhe Komisionit Europian, kushtet e Bundestagut gjerman, etj dhe jo qëndrimet personale të ambasadorëve, pasi ka ambasador të ndershëm, ashtu siç ka ambasador të ndikuar nga joshje e pushtetit, mbase dhe moralisht të joshur e të dobët.

– A është arsye, pandemia, që shqiptarët të mos protestojnë kundër keqqeverisjes?

– Covid 19 kjo rilindje po e përdor vetëm për fushate elektorale, pasi kufizimet fashit e orareve janë të paparanueshme, rëndësi ka vetem ruajtua e vetes dhe zbatimi i rekomandimeve të OBSH dhe të mjekëve. Rama e keq përdor qëllimisht për t’i mbajtur të nënshtruar shqiptarët, pasi ligësia e tij nuk ka fund.  Është njeri pa shpirt, pa moral dhe antinjerëzor, fundi i tij është i afërt. Protestat, duke ruajtur distancë, është e drejtë kushtetuese dhe ai s’mund t’i ndal, por po përdor dhunë çnjerëzore me policë të rekrutuar të rilindjes, që nuk përfaqësojnë  policin e shtetit, as ata që hodhën gaz lotsjellës kundra nënave e fëmijëve dhe në pronat e tyre në Astir dhe tek Bregu i Lumit. Këa policë të rekrutuar janë 100-200 veta, që s’kanë lidhje as me ligjin, as me armatën e ndershme të policisë, që është mbi 8000 veta dhe ju siguroj që pjesa më e madhe e tyre dhe e administratës nuk votojnë mërilindjen.

Deputetët e opozitë janë të kapur dhe joshur nga Rilindja dhe unë i shoh marrëdhëniet e tyre të ngushta me Ballën, Spiropalin, etj. Dhe ndjej keqardhje, për mua parlamenti duhet të ishte shpërndarë dhe të kalonte në zgjedhje të parakohshme, pasi po votojnë ligje e koncesione që bien ndesh me Kushtetutën dhe interesat ekonomike të vendit, duke fuqizuar oligarkët pranë beut të Surrelit

Pra shkurt, beu i Burreli, nëpërmjet bandave, drogës, oligarkëve, kryebashkiakëve monistë, policëve të rekrutuar, komisionierëve politikë  kërkon të manipulojë zgjedhjet, ose t’i blejë ato. Ta harrojë,  po luan me zjarrin, ta harrojë ëndrrën e tij për t’u bërë si Erdogani e Putini. Shqiptarët do i tregojnë shpejt vendin. Mbyllja e mediave, kërcënimi, shantazhimi ndaj tyre dhe shembja e teatrit, do jetë fundi i tij, do jetë prishja dhe rrëzimi i Rilindjes, i vilave të Surrelit dhe fundi i tij politik, i cili duhet pasuar me hetim ndërkombëtar, ku të zbulohen të gjitha pasuritë e shqiptarëve, ku i ka fshehur, ose ku i përdor dhe me kë. Opozita, shoqëria civile duhet të reagojë shpejt.  Kam besim tek vullneti  i Presidentit të Republikës, që pranverën, që nisi ne 2 mars nëmbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, do e çoj deri në fund pasi manifesimi i 2 Marsit tregoi që uragani popullor kërkon përmbysjen e ëndrrës së Beut të Rilindje për ta kthyer vendin në diktaturë.

– Faleminderit!