Xhelal Mziu: Sot nga Kamza nis uragani i fitores së 25 Prillit

300
Sigal

 

Largimi i sektit mavi i së keqes që ka kapluar gjithë Shqipërinë, mbetet qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike! Ky motiv na bashkon, na bën më të zjarrtë, na jep forcë dhe shpresë. Ne, demokratët e Kamzës, së bashku, kemi fituar çdo sfidë. Thellësisht kemi fituar sepse shpirti ynë i lirë, i çiltër, ka prevaluar mbi çdo meskinitet dhe hatërmbetje të vogla. Garat e brendëshme tona të PD-së, dëshmojnë demokraci  dhe promovojnë  vlera e burime njerëzore. I tillë është edhe votimi i ditës së nesërme. Pak emra janë në garë, por shumë të tjerë, intelektualë, qëndrestarë  dhe aktivistë të shquar mund t’na përfaqësonin po aq denjësisht. Respekte dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe emrin e secilit! Të shkojmë të bashkuar drejt betejës kundër të keqes dhe mjerimit në ballafaqimin e datës 25 prill. Ajo është sfida jonë kryesore. Ajo është fitorja e demokratëve dhe shqiptarëve. Urime dhe suksese të gjithëve! Lista e kandidatëve: ALFRED HALILAJ. 2. BILBIL BAJRAKTARI. 3. DHIMITËR VATA. 4. MUNIR SHEHU. 5. TOMORR KOTARJA. 6. XHELAL MZIU. 7. YLBER VATA.