Primaret/ Maliqi zyrtarisht kandidat për Bashkinë e Kuçovës: Të kthejmë shpresën

140
Sigal

Lefter Maliqi është zyrtarisht kandidat në primaret e opozitës për Bashkinë e Kuçovës.

Kandidatura e Maliqit u konfirmua në mbledhjen e kryesisë së PD-së, këtë të Premte.

Në një reagim, Maliqi shprehet se “sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj – fitorja në Bashkinë Kuçovë”.

“Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit”, shton ai.

Reagimi

Në postimin në FB, Maliqi shkruan:

Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen dhe Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore!