Xhelal Mziu: Shteti ka dështuar të mbështesë Sllovën dhe Dibrën në çdo aspekt, 11 maji është dita e ndryshimit!

36
Sigal
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu gjatë një takimi me banorët e Sllovës ngriti alarmin për gjendjen dramatike në të cilën ndodhet ky fshat historik i Dibrës.
Ai përshkroi një panoramë të zymtë: varfëri e thellë, braktisje masive e banorëve, shkolla të mbyllura dhe bujqësi të lënë në mëshirë të fatit.
Sipas tij, shteti ka dështuar në mënyrë sistematike të mbështesë Sllovën dhe zonat rurale të Dibrës, duke kontribuar në shpopullimin e tyre.
Mziu u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë  NR. 1 – PD-ASHM për një platformë që ka në qendër qytetarin, me investime në infrastrukturë, mbështetje për bujqësinë dhe rritje të mirëqenies për të gjithë.
Postimi i plotë :
Së bashku me grupin e kandidatëve për deputetë të PD-ASHM, takuam banorët e Sllovës — Sllovën historike, Sllovën e qëndresës!
Por… si është Sllova sot?
12 vite më vonë…
Sllova është më e varfër!Kemi humbur shpresën dhe shumë njerëz që janë larguar.Këtu kanë mbetur vetëm të moshuarit!Shkollat janë mbyllur — nuk ka më nxënës!Bujqësia është braktisur!Fermerët janë prerë në besë!Blegtorët pa asnjë ndihmë!Bjeshkët pa më zhurmat e këmborëve të bagëtive!Gjithçka kjo, sepse:
Shteti ka dështuar të mbështesë Sllovën dhe Dibrën në çdo aspekt!
Përkundrazi, ka punuar për t’i shpopulluar ato!
11 Maji është dita e ndryshimit!
Mjaft më me harresën dhe varfërinë!
VOTO NR. 1 – PD-ASHM
Platforma jonë ka në fokus qytetarin: Ndërtimi i infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe ujit vaditës për çdo fshat
Mbështetje me grante e subvencione për bujqësinë dhe blegtorinë
Mbështetje për turizmin rural, bujtinat dhe shtëpitë pritëse
Mbështetje për të papunët dhe shtresat në nevojë
Mbështetje për rininë, nxënësit dhe studentët
Rritje të minimumit jetik në 200€
Rritje të pagave dhe pensioneve
Koha është tani!Koha për një Sllovë që meriton më shumë!Koha për të votuar për ndryshimin!