Xhelal Mziu: Rasti i Kakavijës, tregon qartë se kjo qeveri kriminale e ka vrarë shpresën e shqiptarëve, si dhe ka larguar me dhunë rininë dhe trurin e intelektualëve të Shqipërisë!

332
Sigal

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar për situatën dramatike që po ndodh në Kakavijë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Mziu shprehet se, Shqipëria po rënkon, ajo është rrudhur, eksodi familjar ka thyer çdo limit botëror, është koha in Extremis për të vepruar, si qytetarë që po nëpërkëmbet, si familje që po vuanë në extrem, si popull që po shuhemi dalëngadalë, si një shtet që po katandiset në një ..”Han” dhe në një “protektorat portativ” sipas orekseve të padronit Edi Rama, të bursës së krimit e korrupsionit, të drogës apo prostitucionit, të Rusisë apo Serbisë, të Turqisë apo Kolumbisë, aspak dhe asnjë hap drejt integrimit, BE apo Perëndimit!

Ja postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Rasti i Kakavijës me mijëra qytetarë mbi 4 netë në radhë për të ikur në Greqi dhe vrasja e vogëlushit Samuel Ndoj nga Lezha në pritje për tu larguar dhe ky engjël bashkë me familjen e tij në Greqi, larg atdheut të tyre, tregonë qartë që ky vend me këtë Qeveri Kriminale e ka vrarë shpresën e shqiptarëve, e ka cënuar rëndë sovramitetin e vendit, e ka gjunjëzuar keq familjen shqiptare, e ka larguar me dhunë rininë dhe trurin e intelektualëve të Shqipërisë!
Shqipëria po rënkon, ajo është rrudhur, eksodi familjar ka thyer çdo limit botëror, është koha in Extremis për të vepruar, si qytetarë që po nëpërkëmbet, si familje që po vuanë në extrem, si popull që po shuhemi dalëngadalë, si një shtet që po katandiset në një ..”Han” dhe në një “protektorat portativ” sipas orekseve të padronit Edi Rama, të bursës së krimit e korrupsionit, të drogës apo prostitucionit, të Rusisë apo Serbisë, të Turqisë apo Kolumbisë, aspak dhe asnjë hap drejt integrimit, BE apo Perëndimit!
Është koha që çdo shqiptar brenda vendit apo në emigrim, pavarësisht bindjeve të Tij politike demokrat apo socialist, ta shpëtoj Shqipërinë nga Edi Rama dhe sekti i tij “rilindja” (jo socialistët) me guxim, me kurajo dhe me çdo kusht !
Shqipëria po rënkon, po vuan, po zhbëhet, është koha për të reaguar si çdo komb tjetër në botë!

Rasti i Kakavijës me mijëra qytetarë mbi 4 netë në radhë për të ikur në Greqi dhe vrasja e vogëlushit Samuel Ndoj nga…

Gepostet von Xhelal Mziu am Sonntag, 16. August 2020