Xhelal Mziu: Më 25 prill Luznia voton Partinë Demokratike!

198
Sigal

Xhelal Mziu, drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i PD në Qarkun e Dibrës, dje u takua me banorët e Luznit, Xhelal Mziu shkruan seSi kudo edhe ky fshat me mbi 90 familje apo rreth 700 banorë, ka mbetur njësoj pa investime, si ato fshatrat e tjerë që nuk kanë banorë apo kanë ikur për shkak se nuk kanë as kushtet minimale”. Reagimi i Xhelal Mziut: Takim me banorët e fshatit Hotesh njësia administrative Luzni. Si kudo edhe ky fshat me mbi 90 familje apo rreth 700 banorë, ka mbetur njësoj pa investime, si ato fshatrat e tjerë që nuk kanë banorë apo kanë ikur për shkak se nuk kanë as kushtet minimale. Mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa investimeve, degradimin e sistemit arsimor apo sistemit shëndetësor! Qeveria ka kapitulluar. Qytetarët janë braktisur prej 8 vjetësh. OSHEE organizatë militantësh për vjedhje votash. Dibranët në mëshirë të fatit, riparojnë vetë shtyllat dhe telat elektrik. Askund nuk është shtuar asnjë pemtore! Ato pak fermerë që kishin blegtori kanë falimentuar, sepse nuk kanë pasur mbështetje! Dora e shtetit nuk është ndjerë në 8 vjet! Qeveria Basha do të mbështesë bujqësinë me një buxhet prej 400 milionë euro. Do të përfitojnë të gjithë bujqit, qofshin ato të vegjël apo të mëdhenj, fermerët, blegtorët, etj. Do të zhvillohet infrastruktura rrugore! Do të furrnizohet e gjithë popullata me ujë dhe energji elektrike! Do të punojmë për kthimin e “trurit” dhe , për çeljen e negociatave me BE. Më 25 prill Luznia voton Partinë Demokratike!