Ja shkeljet e Kodit Zgjedhor nga mazhoranca gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit: Klimë elektorale konfliktuale, Reforma Zgjedhore nuk përmbushi pritshmëritë, ndryshimet e Kushtetutës, u kryen në shkelje të ligjit, mungesa e transparencës me listat e kandidatëve, njëanshmëria e KAS dhe sulmet e kryeministrit Rama ndaj medias.
Përse KRIIK Albania hesht për shkaktarët që shkelën marrëveshjen e 5 qershorit dhe cilat janë pasojat e saj në procesin zgjedhor të 25 prillit?
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) publikoi raportin e monitorimit për procesin zgjedhor të 25 prillit. Mirëpo, në këtë raport monitorimi, KRIIK Albania nuk analizon se cilët ishin shkaktarët që prishëm marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit 2020 për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, cilat janë pasojat e asaj që nuk u respektua ajo marrëveshje e arritur midis mazhorancës dhe opozitës nën kujdestarinë e SHBA dhe BE-së. Nëse KRIIK Albania “anashkalon” pikërisht atë analizë të prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, atëhere, as monitorimi, as konkluzionet e saj nuk do të kenë vlerë, sepse do të jenë të paragjykuara, të ngjyrosura nga interesa partiake.
Konkluzionet e monitorimit të KRIIK Albania
Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021 janë duke u mbajtur në një klimë politike të polarizuar dhe konfliktuale, e cila po reflektohet në një komunikim politik të ngarkuar me akuza e përdorim të gjuhës denigruese e sulme personale. Në kontekstin politik dhe institucional gati parashtetëror, të shoqëruar edhe me handikape dhe problematika të hasura edhe nga vështirësitë e ecurisë së Reformës në Drejtësi, procesi zgjedhor i 25 Prillit 2021, merr një rëndësi jetike për sheshimin e konfliktit politik dhe ekuilibrimin e pushteteve duke i ri-legjitimuar ato, jetën institucionale dhe forcën ligjzbatuese bazuar në vullnetin e shprehur të sovranit në këtë proces, një vullnet i lirë dhe i pacënuar i tij. Zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen me një kuadër ligjor të ndryshuar në shumë elementë të tij, e para reformë e realizuar që prej vitit 2012, por që nuk përmbushi pritshmëritë dhe zotimet në vite të aktorëve politikë për një amendim të thellë dhe gjithëpërfshirës. Amendimi i njëanshëm i Kushtetutës së Republikës dhe ndryshimet e mëpasshme të Kodit Zgjedhor, cënuan parimet e konsultimit publik dhe të transparencës, si dhe besimin e vendosur të palëve në Marrëveshjen e 5 qershorit.
Amendimi i njëanshëm i Kushtetutës së Republikës dhe ndryshimet e mëpasshme të Kodit Zgjedhor, cënuan parimet e konsultimit publik dhe të transparencës, si dhe besimin e vendosur të palëve në Marrëveshjen e 5 qershorit
Jo transparencë me listat e zgjedhësve
Procesi i hartimit të listës së zgjedhësve nuk u shoqërua me transparencën e duhur, ndërkohë që edhe në këto zgjedhje procesi i njoftimit me shkrim të zgjedhësve vuajti nga moszbatimi sipas kritereve dhe parashikimeve ligjore. Vëzhguesit afatgjatë të KRIIK kanë vënë në vërejtur disa problematika në lidhje me publikimin e listave të zgjedhësve dhe informimin e qytetarëve duke evidentuar se listat paraprake, me ekstraktet të përbërësve zgjedhorë nuk janë afishuar rregullisht, ose janë afishuar por jo në mjedise që mundësojnë aksesin e lirë të zgjedhësve.
Partitë, shkelën Kodin Zgjedhor për afatet e fushatës zgjedhore
Subjektet zgjedhore nisin fushatën shumë më herët sesa parashikimi i ligjit. Vakumi që krijon ligji në mos përkufizimin e fushatës zgjedhore i lë hapësirë subjekteve zgjedhore që të fillojnë fushatën e tyre de facto, me të gjithë karakteristikat që ajo përmban.Ajo që vihet re nga monitorimi i raportimeve në faqen e KQZ, është se mekanizmi për raportimin e aktiviteteve të institucioneve ka humbur kuptimin dhe i mungon efektiviteti në arritjen e qëllimit të tij, duke u kthyer në një procedurë burokratike formaliste. Problematikat e vërejtura në lidhje me raportimin nisin nga mungesa e raportimit, raportimi me vonesë, apo raportimi jo mjaftueshëm i detajuar; në shumë raste pa asnjë detaj. Në total, deri në datë 25 mars kanë raportuar 48 institucione. Nga 61 bashkitë e vendit, vetëm nëntë kanë raportuar të kenë kryer aktivitete gjatë gjithë kësaj periudhe, disa prej të cilave kanë raportuar një numër shumë të ulët. Mungesa në raportime vërehen edhe tek Ministritë, ku dy nga Ministrat e Shtetit, Zv. Kryeministri dhe dy ministri, përfshi një nga ministritë me aktivitet më të dendur në këtë periudhë (Ministria e Shëndetësisë) nuk ka raportuar asnjë aktivitet të kryer. Ndryshimet e ndërmarra në kuadrin ligjor për financimin e subjekteve zgjedhore, pavarësisht ndërhyrjes në një sërë elementësh, nuk kanë sjellë një ndryshim cilësor të mekanizmit. Mekanizmi do të vazhdojë të mbartë problematikat kryesore dhe KQZ do vuajë një numër i kufizuar instrumentesh ligjorë. Megjithatë vullneti dhe vendimmarrja e institucionit mbetet një mundësi për të hedhur hapa para në kontrollin e veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore. Në fushatën e parakohshme zgjedhore, u vu re një mbulim i dendur nga mediat me materiale të karakterit elektoral. Partitë politike, duke nisur shumë herët fushatën e tyre zgjedhore ishin prezentë në media, sidomos në mediat me karakter informativ, pothuaj në një pjesë të mirë të ditës. Tradita e transmetimeve live u theksua edhe më shumë, për shkak të kufizimeve të pandemisë, në pamundësi të gazetarëve për të qene të pranishëm, duke e bërë edhe më të vështirë filtrimin e përmbajtjes. Mbetet shqetësues fakti se mediat audiovizive, duket se do të mbeten sërish thjesht ritransmetuese të materialeve të përgatitura nga shtabet zgjedhore, duke mos i servirur votuesit një këndvështrim kritik mbi to.
Ndryshimet kushtetuese u kryen në një kohë shumë të shkurtër, në shkelje të disa ligjeve dhe parimeve dhe pa konsensusin politik të të gjithë aktorëve më të rëndësishëm politikë në vend
Ndryshimet kushtetuese u kryen në një kohë shumë të shkurtër, në shkelje të disa ligjeve
Ndryshimet kushtetuese u kryen në një kohë shumë të shkurtër, në shkelje të disa ligjeve dhe parimeve dhe pa konsensusin politik të të gjithë aktorëve më të rëndësishëm politikë në vend. Ndryshimet u pasuan nga amendime të tjera të njëanshme të Kodit Zgjedhor, më 5 Tetor 2020. Këto amendime u miratuan pa ndryshime, edhe pasi Presidenti i Republikës i ktheu për rishqyrtim në parlament duke i konsideruar ato “në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore demokratike të mbrojtura prej saj”. Ndryshimet në ligjin zgjedhor, të servirura si hapje e procesit përzgjedhës të kandidatëve në mënyrë të lirë dhe të drejtpërdrejtë prej qytetarëve votues, në të vërtetë nuk ofrojnë as votimin me lista të hapura dhe, ç’është më e rëndësishmja, as hapjen e sistemit politik ndaj alternativave të reja politike dhe elektorale. Përkundrazi. Mosadresimi i amendimeve të nevojshme lidhur me favorizimin e alternativave të reja, qoftë si mbështetje institucionale apo financiare, dhe sidomos, kushti absurd i kalimit të pragut prej 1 % të votave të vlefshme në shkallë vendi për t’u konsideruar në përllogaritjen e mandateve, e bëjnë de facto tejet të vështirë konkurrimin e subjekteve të reja zgjedhore që konkurrojnë në këto zgjedhje dhe veçanërisht të kandidatëve të pavarur që mbështeten nga grupe zgjedhësish. Mbetet shqetësuese, që edhe pse flitet për nevojën e një qasje të re të politikës ndaj këtij procesi zgjedhor, sërish, në linjë me trendin e krijuar tanimë prej vitesh, partitë politike e nisën fushatën zgjedhore muaj përpara nisjes zyrtare të saj, duke zhvilluar aktivitete me synime të qarta elektorale që prej shtatorit 2020. Megjithëse kishin në dispozicion kohë të mjaftueshme, dhe në kushtet kur ishte më se e qartë se zgjedhjet e këtij viti do të organizoheshin në kushtet e një emergjence shëndetësore globale, si pasojë e COVID-19, ligjvënësit nuk ndërmorën asnjë masë që të garantonte një proces zgjedhor sa më normal në kushtet e pandemisë, i cili të siguronte edhe mbrojtjen e shëndetit publik. Në kuadër të sakrifikimit të shtratit institucional, edhe procesi i konsultimit publik për amendimet e kuadrit ligjor zgjedhor të vitit të shkuar shënoi të tjerë hapa pas. Së pari, tërë veprimtaria e Këshillit Politik ishte një diskutim me dyer të mbyllura dhe më së shumti pa negociatorë të brendshëm ose të huaj. Ky Këshill funksionoi pa transparencë për publikun mbi agjendën e diskutimeve, pa publikimin e procesverbaleve të takimeve dhe kontributeve të sjella për diskutim nga palët. Këshilli nuk përfshiu ekspertizën ndërkombëtare të kërkuar si përshpejtues për gjetjen e dakordësisë. Veçanërisht mbetet i paqartë roli i ekspertizës së asistencës së përfaqësisë së OSBE-së në diskutimet e Këshillit. Në anën tjetër, edhe institucioni i Kuvendit cedoi në procesin konsultativ për miratimin e akteve amenduese të kuadrit ligjor zgjedhor. Veçanërisht në procesin e amendimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit për Partitë Politike, procesi konsultativ vuajti nga shkelja e ligjit dhe fiktiviteti. Përfshirja e ish-funksionarëve politikë, apo edhe ish-funksionarëve të kabineteve, në radhën e individëve që lejohen të kandidojnë, nuk është në frymën e aspiratës për një administratë zgjedhore të paanshme dhe të pavarur nga politika dhe le hapësirë për përzgjedhjen e kandidaturave politike. Pavarësisht se Kodi Zgjedhor ka përfshirë garanci, në dukje, në lidhje me mundësinë e eliminimit të kandidatëve politikë këto garanci nuk janë të mjaftueshme për sa kohë që nuk ka një procedurë të qartë dhe të detajuar të mekanizmit përzgjedhës, të cilit Komisioni i Posaçëm Parlamentar duhet t’i bindet.
Pikëpyetjet e vendimeve të KAS
Që nga seanca e parë e zhvilluar në 18 janar 2021, KAS ka shqyrtuar dhe vendosur mbi gjashtë kërkesa ankimore. Tri kërkesat e para ankimore të gjykuara nga KAS lidheshin me ankimime të vendimeve të Komisionerit për çështje të lidhura me Vendimin e Komisionit Rregullator për përdorimin e burimeve shtetërore . Këto vendime rrëzuan masat administrative të vendosura nga Komisioneri, duke krijuar një precedent negativ sa i përket zbatueshmërisë së një prej risive të vendosura në amendimet e fundit të Kodit Zgjedhor, për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale. Anësia politike e anëtarëve të KAS ka ndikuar në gjykimin dhe vendimmarrjen e tyre. Për katër nga pesë kërkesat ankimore të paraqitura për kundërshtim të vendimeve të Komisionerit , KAS ka vendosur rrëzimin e vendimeve të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, një fakt shqetësues ky.
Procesi i hartimit të listës së zgjedhësve nuk u shoqërua me transparencën e duhur, ndërkohë që edhe në këto zgjedhje procesi i njoftimit me shkrim të zgjedhësve vuajti nga moszbatimi sipas kritereve dhe parashikimeve ligjore
E drejta e votës për personat në vetë-izolim (të infektuar me virusin SARS-COV-2 dhe familjarët e tyre)
Pavarësisht se ishte lehtësisht e parashikueshme që zgjedhjet e 25 prillit do të zhvilloheshin në situatë pandemie, partitë politike nuk e bënë këtë çështje në asnjë moment pjesë të diskutimit në Këshillin Politik, për aq sa dihet dhe është bërë publike. I pari reagim në lidhje me këtë çështje ka ardhur nga Kryeministri Rama, në një Konferencë për Shtyp, ku në përgjigje të pyetjes së një prej gazetarëve deklaroi se “do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata të cilët janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi”. Mungesa e reagimit dhe marrjes parasysh se zgjedhjet do të organizoheshin në periudhë pandemie, tregon së paku mungesë të respektit për të drejtën e votës si një e drejtë thelbësore e qytetarit dhe, nga ana tjetër, edhe konsiderimin e procesit zgjedhor thjesht si një proces mekanik votimi për mandatimin e një pushteti politik. Shteti shqiptar duket se po dështon në plotësimin e detyrimit për t’iu garantuar të gjithë shtetasve të vet të drejtën e votës, një të drejtë të pamohueshme dhe të pacenueshme që Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe Kushtetuta e vendit ia njohin shtetasve. Nga ana tjetër, një qasje e tillë përbën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
FINANCIMI I FUSHATËS ZGJEDHORE
Në tërësinë e ndryshimeve ligjore të realizuara, ndryshimet e 19 dispozitave adresojnë specifikisht rregullimin e veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore280 . Këto ndryshime prekin spektrin e gjerë mbi tagrat e kontrollorit, ndalimeve, penaliteteve, si edhe në raport me transparencën. Ndryshimet nuk adresojnë mekanizma të reja transparence në tërësi apo përgjatë fushatës zgjedhore.
Përfshirja e ish-funksionarëve politikë, apo edhe ish-funksionarëve të kabineteve, në radhën e individëve që lejohen të kandidojnë, nuk është në frymën e aspiratës për një administratë zgjedhore të paanshme dhe të pavarur nga politika
Sulmet e kryeministrit Rama ndaj medias
Sulmet nga Kryeministrit Edi Rama mbi përmbajtjen që prodhon media në Shqipëri kanë qenë të vazhdueshme, duke e cilësuar atë ndër vitet e qeverisjes së tij “kazan mediatik”, që mbron interesat personale të pronarëve të tyre. Një situatë e tillë, përveçse mund ta detyrojë median që të pozicionohet politikisht, krijon edhe një klimë mosbesimi tek qytetarët që ndjekin këto media, kur akuzat ndaj tyre vijnë nga Kreu i Qeverisë. ajo që mbetet e papranueshme është cenimi i integritetit të gazetarit në vetvete, veçanërisht nga organet shtetërore, ndërkohë që ai është duke përmbushur detyrën dhe misionin e tij për të informuar.























