Hije skandali në tenderat e Postës/ Drejtori Laert Duraj, kandidat i Rilindjes për deputet, nxjerr 757 milionë lekë në drejtim të paditur

552
Sigal

Hije skandali me tenderat e Postës Shqiptare

Drejtori Laert Duraj nxjerr 757 milion lekë në drejtim të paditur

Organet më të larta të kontrollit, auditimit dhe hetimit të pasurisë kombëtare kanë nisur investigimet në lidhje me abuzimet e gjetura në Postën Shqiptare në lidhje me tenderat, blerjet, punësimet  nepotike. Dhe abuzimet e shkeljet janë të shumta si në drejtorinë qëndrore ashtu edhe në filialet e postës shqiptare në rrethe. Abuzimet janë të shumta në vlera monetare por edhe në shtrirje kohore. Madje kanë arritur deri aty sa me kartat e karburantit të institucionit funzohen pjestarët e familjeve , shokët dhe shoqet e tyre. Ka fakte dhe pamje se si mjetet që nuk kanë lidhje me shërbimin postar furnizohen në pikat e karburanteve. Sot po publikojmë një skandal që dosja.al ka publikuar në lidhje me tendering 757 milion lekë për ngjyrosjen e filialeve të postës, duke  shkelur në mënyrë flagrante të gjitha proçedurat e përcaktuara me ligj.  Janë tri tendera, që mbajnë datën 23 korrik në të cilat thuhet se objekti i tenderit është rikonstruksioni i Filialeve të Postës, ndërkohë që materialet shoqëruese mungojnë. Përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe shpërndarja e administratës me pushimet e verës, e ka gjetur Postën Shqiptare në një valë rregullimi të ambienteve. Posta Shqiptare, dhe drejtori Laert Duraj, kanë njoftuar nisjen e procedurave për rikonstruksionin e zyrave në të gjithë Shqipërinë. Investigimi i Dosja.al ka vëzhguar procedurën e nisur nga Posta Shqiptare dhe Titullari Laert Duraj. Janë tri tendera, që mbajnë datën 23 korrik në të cilat thuhet se objekti i tenderit është rikonstruksioni i Filialeve të Postës, ndërkohë që materialet shoqëruese mungojnë.

  • 322 milion   lekë për rikonstruksionin e Filialeve të Postës në Shkodër, Lezhë, Mat dhe Kukës
  • 758 milion lekë për rikonstruksionin e Filialeve në Lushnjë, Berat, Fier, Mat, Lezhë, Shkodër dhe Kukës
  • 435 milion lekë, me objekt rikonstruksionin e filialeve të Postës në Berat Lushnje dhe Fier

Tenderat e Postes Shqiptare

Vlera e tenderave vijon si më poshtë: 322 milion   lekë për rikonstruksionin e Filialeve të Postës në Shkodër, Lezhë, Mat dhe Kukës. 758 milion lekë për rikonstruksionin e Filialeve në Lushnjë, Berat, Fier, Mat, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, e ndarë në lote.  Ndërsa tenderi i tretë është me vlerë 435 milion lekë, me objekt rikonstruksionin e filialeve të Postës në Berat Lushnje dhe Fier.  Ajo që duhet të ishte bashkëngjitur me këto dokumente duket se është një luks. Bëhet fjalë për dokumentat plotësuese, ku përfshihet edhe Formulari i Njoftimit të Kontratës. Vetëm tenderi i dytë e përmban këtë njoftim, i cili është i ndarë me dy lote me një vlerë totale 758 milion lekë të reja. Dy tenderat e tjerë me një vlerë totale 757 milion lekësh nuk kanë asnjë relacion dhe dokument shpjegues se ku do të përfundojnë këto para. Titullari i Postës Shqiptare, Laert Duraj është mjaftuar me njoftimin e vetëm një tenderi, duke hedhur kështu hije skandali për tendera fantazmë.

Njoftimi i kontrates per tenderat e Postës

Kjo mungesë transparence nuk ndodh në një vend aspirant për në BE, me synime të qarta për t’u integruar, por tolerohet të ndodhë vetëm në një komunë të largët, ku nuk ka as energji elektrike, as valë telefonike. Posta Shqiptare dhe titullari, Laert Duraj, kanë për detyrim të bëjnë transparencë me paratë që kanë vendosur të shpenzojnë, e që nuk janë pak, por plot 75.7 mln lekë të reja.