Konflikt me thika në spitalin e Durrësit, prangoset 27-vjeçari, në kërkim një tjetër

256
Sigal

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambinetet e spitalit. Në pranga ka rënë shtetasi E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë)