Xhelal Mziu: Maqellara u kthye në plaçkitje votash nga rilindja kriminale, ngelet një zonë elitare dhe qytetare

234
Sigal

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të 25 prillit, Drejtuesi politik i Qarkut Dibër për Partinë Demokratike dhe një kohësisht deputeti i dalë nga zgjedhjet e para 2 javëve, Xhelal Mziu ka nisur falenderimet drejt qytetarëve që e mbështetën më votë në zgjedhje. Këtë herë me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mziu ka falenderuar të gjithë qytetarët e zonës së Maqellarës.

“Maqellara u kthye në plaçkitje votash nga rilindja kriminale, ngelet një zonë elitare dhe qytetare. Bashkimi i demokratëve ishte dhe ngelet obligimi im maximal, ëndrra për një vend me standarte evropiane ngelet prioriteti kryesor i çdo demokrati dhe shqiptari!”,- shprehet ndër të tjera Mziu në mesazhin e tij.


Mesazhi i plotë i Xhelal Mziut:

Mirënjohje për ekipin politik, koordinatorët, intelektualët, forumin rinor dhe të gruas, por dhe çdo qytetari tjetër të njësisë administrative #Maqellarë!
Maqellara u kthye në plaçkitje votash nga rilindja kriminale, ngelet një zonë elitare dhe qytetare.
Bashkimi i demokratëve ishte dhe ngelet obligimi im maximal, ëndrra për një vend me standarte evropiane ngelet prioriteti kryesor i çdo demokrati dhe shqiptari!
Ky është një rrugëtim që unë kam nisur me ju dhe do e vazhdoj me ju deri në rrëzimin e së keqes.
Ky falenderim shkon për ju dhe familjet tuaja, për muaj të tërë punë në terren!
Ne jemi një dhe të pandarë!
Jemi Partia Demokratike e Shqipërisë!