Dosja e FBI/ Pëllumb Salillari i dha 5 milionë dollarë McGonigal për ta shpëtuar nga lista e zezë e SHBA

224
Sigal

Tek dyshja Charles McGonigal dhe Agron Neza është ‘falur’ edhe oligarku Pëllumb Salillari, një nga oktapodët e mëdhenj të korrupsionit, përfitimit të parave publike me tenderave korruptivë, krimeve mjedisore, blerjes së mediave, blerjes së prokurorëve dhe segmenteve policore.

John Schindler, ish-analist i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, shkruan në median amerikane “Washington Examiner se ish kryeagjenti i FBI, Charles McGonigal, u ka marrë rreth 30 milionë euro oligarkëve shqiptarë për t’i shpëtuar nga përfshirja në listën e zezë të SHBA-ve.

Biznesmenët dhe politikanë e korruptuar shqiptarë ‘peshkoheshin’ fillimisht nga Agron Neza dhe me sa duket edhe nga Dorjan Duçka, dy shoqërues të McGonigal në aventurën e tij të zhvatjes në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Më pas shfaqej kryeagjenti i FBI-së McGonigal, i cili mund të hapte hetime në SHBA si dhe ndërhynte për të vonuar shpalljen non grata apo ndoshta edhe për të zhbërë dosje.

Oligarkët e Tiranës shkonin fillimisht për të ‘parë fatin’ tek Charles McGonigal, në hollin e hotelit të një oligarku në Tiranë. Pasi Charles McGonigal u tregonte fatin e zi, ata bënin gati çantat me para për të shpëtuar nga lista e zezë.

Sipas portalit “In-Front”, tek dyshja Charles McGonigal dhe Agron Neza është ‘falur’ edhe oligarku Pëllumb Salillari, një nga oktapodët e mëdhenj të korrupsionit, përfitimit të parave publike me tenderave korruptivë, krimeve mjedisore, blerjes së mediave, blerjes së prokurorëve dhe segmenteve policore.

Një burim i inteligjencës shqiptare, duke iu referuar dosjes së FBI i tha “In-Front”, tha se Salillari ka paguar 5 milionë euro tek kryeagjenti McGonigal, për t’i bërë derman, për ta shpëtuar nga lista e zezë. Korrierët e lëvizjes janë habitur nga pesha e çantave me dollarë, të cilat i kanë nxjerrë nga vilat e Pëllumb Salillarit për tek skutat e agjentëve mashtrues.

Salillari nuk udhëton dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të ka një dosje të zezë, për t’u shpallur non grata. Sipas të njëjtit burime, Salillari akuzohet për ndikim sistematik të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, duke korruptuar me para një numër të madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh, për të mbyllur aferat e tij dhe për t’i shpëtuar veprimit të ligjit penal.

Salillari, sipas dosjes, paguan çdo muaj një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh, ashtu siç paguanin disa koka krimi punonjës të caktuar policie.

Oligarku Pëllumb Salillari akuzohet për korrupsion madhor një grup kryebashkiakësh dhe drejtorësh, me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit. Salillari, sipas dosjes amerikane, akuzohet për thyerje të ligjeve, pastrim masiv parash, bashkëpunim me grupe kriminale, shantazh dhe korruptim.

Salillari është identifikuar me krime mjedisore, manipulim të gjykatave, ndërtime pa leje, falsifikime etj.

Nuk dihet se çfarë veprimesh ka ndërmarrë McGonigal në SHBA pasi Salillari i ka dhënë 5 milionë USD nga paratë që oligarku ka vjedhur në buxhetin e shtetit me tendera.

Burimi: Pamfleti