Xhelal Mziu: Dibranët janë dhe mbetën kundër krimit e korrupsionit

18
Sigal

Deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Dibër Xhelal Mziu në një takim që u zhvillua këtë të dielë në Peshkopi tha se demokratët dhe shumica e dibranëve janë kundër qeverisë së sektit të rilindjes, krimit dhe korrupsionit. Përmes një reagimi deputeti demokrat tha se Rilindja do të shkatërrojë Dibrën me ndërtimin e Skavicës dhe premtoi se nuk do ta lejojnë të ndërtohet Skavica. “Demokratët dhe shumica e Dibranëve janë kundër qeverisë së sektit të rilindjes, krimit dhe korrupsionit. Në saj të “përkujdesjes” personale të Edi Ramës sot, Dibra është më e varfëra në Shqipëri, më e shpopulluara dhe me infrastrukturën publike më të shkatërruar. Rruga e Arbërit si fytyra e rilindjes, është rruga e vdekjes, është vjedhja e shekullit me 12 milionë euro për kilometër kurrë kjo rrugë nuk mbaron me Ramën. Rrugën do ta inagurojë vetëm Partia Demokratike. Bujqësia është shkatërruar, sepse paratë e bujqësisë kanë shkuar për inceneratorët, jo për fermerët. Arsimi është rrënuar, janë përgjysmuar nxënësit janë trefishuar mësuesit e pashkollë patronazhist, janë mbyllur 60% e shkollave, është braktisur shkolla dhe është rritur analfabetizmi. Papunësia është rritur, të rinjtë kanë ikur, pensionistët janë kthyer punës, sepse nuk ju mjafton pensioni. Rilindja do ta shkatërrojë Dibrën me ndërtimin e Skavicës. Ne nuk do ta lëmë të ndërtohet Skavica. Infrastruktura publike mungon, bulevardi kryesor është një rrënojë, që mungojnë rrugët e asfaltuara për të lidhur Njësitë Administrative, mungon ndriçimi, mungon infrastruktura dhe mbështetja e turizmit. Në Dibër Rilindja mbylli Universitetin Shtetëror dhe do të ndërtojë një burg, kjo është filozofija e Rilindjes. Në zgjedhjet qendrore, fitorja e Partia Demokratike do të filloj nga Dibra dhe qarku Dibër.” – tha deputeti Xhelal Mziu.