Xhelal Mziu: Bujqësia kontribuoi me 20% në PBB, por mori vetëm 0,7% të financimeve buxhetore më 2021!

117
📌Bujqësia kontribuoi me 20% në PBB, por mori vetëm 0,7% të financimeve buxhetore më 2021!
📌Sektori i blegtorisë, dega kryesore e bujqësisë shqiptare, ka vijuar rënien edhe vitin e kaluar, si në krerë, edhe në prodhim. Konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, blegtorët po tkurrin numrin e krerëve prej kostove të larta.
Braktisja e fshatit nga njerëzit po ul numrin e fermave të vogla, ndërsa fermat e mëdha me shumë krerë po vuajnë problemet në zinxhirin e ushqimit.
Numri i krerëve është përgjysmuar në dy dekada, teksa vitet e fundit tkurrja po bëhet më e shpejtë.
Subvencionet nuk po e nxjerrin sektorin nga rënia.
📌Shqipëria nën përkujdesjen e drejtëpërdorejtë të Rilindjes, jemi vendi me mbështetjen më të ulët buxhetore dhe të investimit për bujqësinë në rajon 3-7 herë më pak!
📌Bujqësia është sektori më i madh në ekonomi që kontribuon me rreth 20% të PBB-së së vendit, por në vitin 2021 mori nga buxheti i shtetit vetëm 0.7% të PBB-së. Në vitin 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti vlerën mbi 1.7 trilionë lekë, ndërsa në të njëjtit vit, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ishte 12,9 miliardë lekë, ose rreth 0.7% e PBB-së.
📌Nga totali i buxhetit për bujqësinë në vitin 2021, vetëm 1 miliard lekë ishin subvencione, ose rreth 8% e fondeve totale. Studimet kanë treguar se financimi i bujqësisë ka ndikim më shpejtë në ekonomi në raport me investimet e tjera kapitale.
📌Organizata Botërore e Ushqimit, në një analizë të vitit të kaluar që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vendin tonë, rekomandoi se mbështetja financiare është shumë e ulët për të çuar sektorin në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm. FAO vlerësoi se masa e subvencioneve duhet të arrijë në 10% të Vlerës së Shtuar Bruto nga më pak se 1% që jep qeveria shqiptare aktualisht.
📌FAO këshilloi, që skemat mbështetëse duhet të hartohen bazuar në një program afatmesëm për të paktën tre deri në pesë vjet.
📌Organizata Botërore e Ushqimit renditi shqetësimet kryesore të fermerëve në nënsektorët kryesorë të bujqësisë.
📌Subvencioni të fokusohet në sektorë që luajnë rol kyç në përmirësimin e jetesës rurale, rekomandohet të çohet 40% e subvencioneve dhe pjesa tjetër në mbështetje të prodhimit që ka elasticitet në zinxhirin e vlerës!
Sigal