Nga Erisa Xhixho/
Çfarë duhej të ishte një park inovativ teknologjik në Xhafzotaj, Durrës, rezulton të jetë sot një livadh pa asnjë ndërtim real. Qëllimi i projektit, i shpërndarë me bujë nga qeveria, duket se ka qenë më shumë për përfitime fiskale sesa për zhvillim ekonomik: 46 kompani janë regjistruar në këtë “park” pa paguar asnjë taksë, duke përfituar përjashtime prej 10-15 vjetësh.
“Ky projekt, i shpërndarë me bujë nga qeveria, ekziston vetëm në 3D dhe në prezantime propagandistike, ndërsa realiteti e demaskon si një parajsë fiskale për interesa të errëta, me përfitime që devijojnë taksat e shqiptarëve larg nga investimet reale në teknologji dhe rritje ekonomike.
Ky nuk është transformim ekonomik , është një skemë abuzimi.
Është koha për verifikim në terren, hetim të pakundërshtueshëm dhe llogaridhënie para drejtësisë , jo më propagandë dhe mashtrim ndaj qytetarëve.
Shqiptarët meritojnë projekte reale, punë të vërtetë dhe transparencë të plotë” .




















